Categories: sport

Tensione pas sfidës së Ligës së Kampionëve, lojtari i Union SG dyshohet se goditi një punonjës të Bodo/Glimt

Përfundimi i ndeshjes së kthimit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Bodo/Glimt dhe Union Saint-Gilloise u shoqërua me skena të pakëndshme. Skuadra norvegjeze triumfoi 3-2 pas kohës shtesë dhe, me rezultatin e përgjithshëm 6-5, siguroi kalimin në fazën play-off. Pas vërshëllimës së fundit, situata u tensionua si në fushë, ashtu edhe në tunel.

Sipas raportimit të portalit lokal norvegjez Bodo Nu, një futbollist i Union SG dyshohet se goditi me grusht në fytyrë një pjesëtar të administratës së Bodo/Glimt brenda tunelit. I njëjti burim bëri të ditur se punonjësi nuk pësoi lëndime. Lajmi u publikua gjithashtu nga gazeta norvegjeze VG, e cila kërkoi konfirmim nga klubi vendas.

Të lidhura

None found

Simen Pedersen, zëdhënës i Bodo/Glimt, nuk pranoi as ta pohonte dhe as ta mohonte pretendimin. “Nuk do të komentojmë për këtë”, deklaroi ai për VG. Pedersen mohoi gjithashtu se klubi e kishte denoncuar ngjarjen në UEFA.

“Ne nuk e bëmë. UEFA ka delegatin e saj i cili qëndronte aty ku ndodhi gjithçka dhe ndoshta pa gjithçka. Ai paraqet një raport pas çdo ndeshjeje pavarësisht se çfarë ndodhi, kështu që presim që ajo që ai pa të deklarohet në të”, shtoi zëdhënësi.

UEFA i bëri të ditur VG-së se raportet zyrtare të ndeshjeve të së martës po shqyrtohen dhe se, në këtë fazë, nuk do të ketë komente të tjera për rastin. Gazeta norvegjeze kontaktoi edhe Union Saint-Gilloise, por deri në momentin e publikimit nuk kishte marrë përgjigje.

Gazetarët e VG të pranishëm në stadium raportuan se përplasjet nisën gjatë lëvizjes së skuadrave drejt dhomave të zhveshjes. Një lojtar i Unionit reagoi me zemërim ndaj një tifozi të Bodo/Glimt, i cili po u drejtonte gjeste futbollistëve vizitorë. Dyshohet se lojtari tentoi të afrohej te tribuna, por ndërhyrja e punonjësve të sigurisë e ndaloi. Më pas, shtyrjet vijuan gjatë rrugës për në tunel.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Pedersen foli për “ngarkesën” e krijuar dhe tha se përfaqësuesit belgë ishin jashtëzakonisht të pakënaqur me arbitrimin. Në atë moment, ai deklaroi se, nga sa ishte në dijeni, askush nuk ishte goditur. Megjithatë, një ditë më vonë, pasi Bodo Nu publikoi pretendimet për goditjen, klubi zgjodhi të mos jepte më komente.

Kualifikimi i Bodo/Glimt u vendos falë një goli të realizuar në çastet e fundit të kohës shtesë. Përballja e parë në Belgjikë ishte mbyllur 3-3, ndërsa norvegjezët fituan takimin e kthimit me rezultatin 3-2. Union SG do ta vazhdojë sezonin në Ligën e Evropës, kurse Bodo/Glimt do të përballet me NEC Nijmegen në play-off të Ligës së Kampionëve.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

4 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

4 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

4 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

5 hours ago