Categories: sport

Napoli dhe Roma triumfojnë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Napoli dhe Roma siguruan fitore në ndeshjet e tyre për Ligën e Kampionëve, përkatësisht kundër Bodo/Glimt dhe Slovan Bratislavës.

Të lidhura

None found

Skuadra napolitane, që vinte pas një periudhe të vështirë, mundi ekipin norvegjez me rezultatin e ngushtë 4-3.

Pas vetëm një minute lojë, Matteo Politano shënoi me një volej dhe i dha Napolit avantazhin. Bodo/Glimt barazoi në minutën e 27-të, kur Sondre Fet finalizoi pas asistimit të Hauge.

Scott McTominay riktheu epërsinë e Napolit në minutën e 41-të me një gol të bukur. Megjithatë, Andreas Heelmersen barazoi sërish për norvegjezët në minutën e 62-të.

McTominay u shfaq përsëri në minutën e 75-të, duke realizuar një tjetër gol të bukur. Më pas, Odin Luras Bjortuft shënoi autogol dhe çoi rezultatin në 4-2, përpara se Bodo/Glimt të realizonte golin e tretë dhe të fundit në kohën shtesë.

Me këtë sukses, Napoli mori pikët e para, ndërsa Bodo/Glimt mbetet gjithashtu me tre pikë.

Roma dominoi ndaj Slovan Bratislavës dhe fitoi bindshëm 4-0. Mario Hermoso kaloi italianët në epërsi në minutën e 21-të, me një goditje të bukur me kokë nga afër.

Nahuel Molina e dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të, duke shfrytëzuar një top të kthyer. Në minutën e 52-të, Niccolo Pisilli përfundoi saktë asistimin e Malen, ndërsa qendërsulmuesi shënoi sërish në minutën e 58-të, duke vulosur fitoren.

Roma ngjitet kështu në kuotën e katër pikëve, ndërsa Bratislava mbetet pa pikë.

të fundit

Përparim Rama: Edhe “Albin Kurti 2030” le të quhen Lojërat Mesdhetare, mjafton Kosova të mos i humbë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe…

10 seconds ago

Konjufca akuzon Serbinë se po e përdor fenë për interesa politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

10 minutes ago

PSG triumfon 4-2 ndaj Barcelonës, Doue shkëlqen ndërsa Cancelo zhgënjen

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Barcelonës.Kampioni i Francës zhvilloi paraqitje të shkëlqyer për të…

12 minutes ago

Ish-mesfushori i Liverpoolit vlerëson Ernest Muçin: Ishte lojtari i ndeshjes, zhvilloi një paraqitje fantastike

Ernest MuçiTrabzonspor mori fitore të bujshme 2–0 kundër Besiktas, duke ia ndalur “hovin” bardhezinjve të Stambollit, sikurse duke i treguar…

17 minutes ago

Raphinha pranon se disfata nga PSG ishte e mundshme: Barcelona duhet të mendojë për Real Madridin

Raphinha nuk është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës me rezultat 4-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se…

18 minutes ago

Në Këshillin e Sigurimit, BE-ja vë në pah rolin e dialogut në rrugën evropiane të Kosovës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

21 minutes ago