Categories: sport

“Tensione dhe akuza”, zbulohet se si u prish marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës (FOTO LAJM)

Mediat spanjolle kanë dhënë tashmë një version për të cilin thonë se çoi deri në prishjen apo dështimin e marrëveshjes mes klubit të Barcelonës dhe yllit argjentinas Lionel Messi.

Kapitullit të Messit me Barcelonës tashmë i ka ardhur fundi, pasi të enjten u njoftua se rinovimi i kontratës është i pamundur shkaku i situatës financiare.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se një marrëveshje është arritur mes Messit dhe klubit për disa javë, dhe zgjatja e kontratës së tij dukej e nënshkruar, klubi katalunas konfirmoi të enjten se ai nuk do të vazhdonte me ta në sezonin 2021/22.

Tani, El Chiringuito raporton disa detaje se ku shkuan gjërat keq dhe pse marrëveshja dështoi.

Sipas tyre, Leo dhe Jorge Messi – babai dhe agjenti i lojtarit, mbërritën në Barcelonë me qëllim të nënshkrimit të rinovimit të tij, për të cilin ai kishte rënë dakord të merrte një ulje page prej 40 për qind.

Megjithatë, kur mbërritën dhe u takuan me klubin, kishte një befasi tjetër që i priste. Barcelona kërkoi sakrifica të tjera nga ana e Messit dhe donte që ai të ulte pagën e tij me 70 për qind, jo 40 për qind sa ishte rënë dakord.

Kjo thuhet se e la babain e lojtarit, Jorge Messin të frustruar dhe ai nuk u përmbajt në fjalët e tij ndaj drejtuesit Rafael Yuste.

“Po talleni?”, ishin fjalët e para me shpërthim nga ana e Jorge.

“Nuk bëhet fjalë për paratë, sepse djali im tashmë bëri një përpjekje për të ulur pagën e tij. Ne kemi negociuar për dy muaj dhe po e zyrtarizojmë rinovimin nesër [të premten]”.

“A po e bën këtë me ne? Nuk e prisja këtë nga ti”, përfundoi babai i Messit.

Megjithatë, saga vazhdoi. Joan Laporta ishte i dyti me gishtin drejtuar nga babai i Messit. Zemërimi i Jorges po përhapej dhe ai akuzoi presidentin e Barcelonës se e përdori Messin për të fituar zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

12 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

18 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago