Categories: sport

Arrihet marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës, zyrtarizimi pritet në ditët në vijim

Sipas Sport, marrëveshja e plotë mes klubit dhe lojtari tashmë është arritur dhe e tëra që nevojitet është që presidenti Joan Laporta të zbres pagat e lojtarëve për ta regjistruar në La Liga.

Negociatat ndodhen gjatë orëve të fundit dhe marrëveshja është mbyllur, kurse në ditët në vijim gjithçka do bëhet zyrtare.

Të lidhura

None found

Kontrata e Messit skadoi me 30 qershor, por që nga koha kur Laporta u bë president, gjithmonë tregoi dëshirë për të vazhduar.

Bisedimet kanë qenë të gjata këta muaj, por marrëveshja në fund është realizuar me agjentin, njëkohësisht babin e lojtarit, Jorge.

Kontrata do jetë pesëvjeçare me zbritje në pagë prej 50 për qind.

Barcelona duhet të negociojë me disa veteranë të skuadrës si Pique, Busquets, Alba dhe Roberto që kanë paga të larta dhe do kërkojnë zbritje prej 40 për qind.

Katalunasit gjithashtu duan shitjen e Umtiti, Pjanic dhe Braithëaite, derisa edhe të gjendet zgjedhja me lojtarët si Griezmann dhe Coutinho, këta dy të fundit mund të qëndrojnë nëse zbresin pagat.

Messi është në pushime në pritje që gjithçka të finalizohet, por nuk rikthehet në stërvitje derisa kontrata të nënshkruhet.

të fundit

Teuta rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, Tetova: Rëndësi ka rezultati, zgjedhjet u detyruan nga mungesat

Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...

52 seconds ago

Milionat nga futbolli nuk i mjaftojnë, Lamine Yamal nis investimet në pasuri të paluajtshme

Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…

2 minutes ago

Paloka për përplasjen Rama-Veliaj: Kryeministri i çon njerëzit në burg, kush do veten të bëhet i penduar i drejtësisë; Veliaj di shumë

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

9 minutes ago

Chelsea pëson disfatë të thellë në shtëpi nga Leeds United

Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…

14 minutes ago

Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO, garancitë e sigurisë rikthehen në tryezë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…

14 minutes ago

Gruda, protagonist me gol dhe asistim në fitoren 5-1 të Leipzig ndaj Union Berlinit

Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…

14 minutes ago