Ten Hag rrezikon shkarkimin, Allegri favorit për stolin e Manchester United

Massimiliano Allegri së shpejti mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre të madhe evropiane dhe sipas mediave angleze ish-trajneri i Juventusit është në “pole position” për të marrë pankinën e Manchester United.

Sipas “Caughtoffside”, fillimi negativ i sezonit (duke kulmuar me humbjen 0-3 në shtëpi ndaj Tottenhamit) mund të shtyjë bordin drejtues të “Djajve të Kuq” të shkarkojë Ten Hag dhe t’ia besojë stolin e klubit prestigjioz anglez trajnerit nga Livorno.


Shtuar 29.09.2024 19:44