Ten Hag këmbëngul se Manchester United nuk synon të shesë Martial në janar

Erik ten Hag ka këmbëngulur se Manchester United nuk synon të shesë Anthony Martial në janar, pavarësisht fillimit të tij të mjerueshëm të sezonit.

CFARE NDODHI?
Pavarësisht vështirësive të Martialit para portës, duke shënuar vetëm një herë në 13 paraqitje në Premier League, menaxheri i United ka zbuluar se klubi dëshiron ta mbajë sulmuesin francez të paktën deri në fund të sezonit. Ish-ylli i Monacos ka humbur tre ndeshjet e fundit të United për shkak të një “sëmundjeje” të panjohur, e cila nxiti më tej spekulimet për të ardhmen e tij në Old Trafford, transmeton AlbEu.com.

Martial, 28, thuhet se ishte në dispozicion për transferim në verë, por zgjodhi të qëndronte në Old Trafford për vitin e fundit të kontratës së tij, duke refuzuar interesimin nga klube si West Ham dhe Fenerbahce. Në fakt, ai mund të përfundojë të qëndrojë në Mançester për një tjetër sezon pasi Ten Hag ka sugjeruar se po vazhdojnë bisedimet për zgjatjen e kontratës me Martial, Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Hannibal Mejbri, pasi klubi ka opsionin për të zgjatur marrëveshjet e tyre me një vit shtesë.

ÇFARË THA TEN HAG PËR MARTIAL
Kur u pyet për një shitje të mundshme përpara fitores 3-2 të ekipit të tij kundër Aston Villa të martën, Ten Hag i hodhi poshtë këto thashetheme dhe u tha gazetarëve: “Kur të kemi lajme, atëherë sigurisht që do t’i tregoj. Por ky nuk është qëllimi ynë.” /AlbEu.com/


Shtuar 27.12.2023 15:12