Telenovela Mbappe – Real nuk njeh fund, vjen reagimi nga përfaqësuesit e francezit

Telenovela e Kylian Mbappe mesa duket do të zgjasë edhe për pak kohë. Në orët e fundit u raportua nga Franca, se Mbappe kontrata e të cilit me PSG-në skadon në fund të sezonit ka arritur një akord me Realin, për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Por janë njerëzit pranë sulmuesit francez që kanë “hedhur poshtë” këto aludime, duke mohuar gjithçka. Përfaqësuesit e futbollistit janë shprehur se duhet kohë për të marrë vendimin mbi të ardhmen.

“Nuk ka asnjë marrëveshje për të ardhmen e Kylian, nuk ka filluar asnjë diskutim. Për më tepër asnjëlloji ndikimi nuk mund të ndërhyjë në kohën tonë të diskutimit, reflektimit apo vendimit të Kylian”, thanë njerëzit e afërt të sulmuesit 25 vjeçar për RMC Sport.


Shtuar 8.01.2024 18:21