Telenovela “Coutinho” po merr fund, largimi i brazilianit drejt Premier League çështje orësh

Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato janari është shumë afër, madje çështje orësh.

Klubi katalanas po mbyll detajet e fundit të marrëveshjes me Aston Villan, në një operacion që tashmë ka miratimin e lojtarit për t’u huazuar për gjysmë sezonit te skuadra angleze.

Telegrafi  sigurun se braziliani mund të udhëtojë ditën e soitme për në Birmingham ditën e sotme për kryer testet mjekësore.

Barcelona u përpoq që huazimi të ishte për një vit e gjysëm, gjë që do t’i jepte fund eksperiencës së Coutinhos në Katalunja, por në fund u vendos për vetëm pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Largimi i një prej lojtarëve më të paguar do t’i lejojë klubt t Barcelonës të lehtësojë ndjeshëm masën e pagave dhe të jetë në gjendje të regjistrojë Ferran Torres. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 10:18