Zlatan Ibrahimoviç mundohej shumë nga problem në gjurin e majtë. Dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Juventusin në Maj po i shkaktonte probleme të vazhdueshme prandaj dhe bomber suedez vendosi të operohej për të riparuar dëmin e pësuar.
Siç njoftoi klubi kuqezi, sulmuesi 39-vjeçar ka kryer një operacion në gjurin e majtë, në një klinikë të specializuar të Romës dhe sipas parashikimeve më të mira ai do të rikthehet në Tetor në fushë.
Ibrahimoviç humbi edhe Europianin me Suedinë për një dëmtim të tillë ndërsa tani ka vijuar fazën e rikuperimit që në fakt do të zgjasë disa muaj për lojtarin veteran.
Tani i takon Maldinit dhe drejtuesve të vendosin nëse do të ndërhyjnë në merkato për të afruar një sulmues pasi duke parë problemet e shpeshta të Ibrahimoviç me dëmtimet, nuk kanë shumë siguri për vazhdueshmërinë e tij gjatë gjithë sezonit.