Të paktën tre akuza për sulm seksual, klubi ende nuk ka dënuar yllin e Premier League

29- vjeçari që ende nuk i është bërë i ditur emri, ka të paktën mbi shpatulla tre akuza për përdhunim, por nga klubi i tij nuk është dënuar ende.

Lojtari luan në Premier League dhe cilësohet si një nga më të mirët e ekipit të tij, madje ai do të luaj me kombëtaren e tij në Kupën e Botës Katar 2022.

Konkretisht, një anëtar i klubit ka folur për “The Atheltic” në mënyrë anonime, pasi emrat e lojtarit dhe skuadrës nuk dihen për arsye ligjore.

“Ne jemi në dijeni të pretendimeve që policia ka në dorë. Konfirmojmë që lojtari e mohon, se është liruar me kusht dhe presim përfundimin e hetimeve. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe lojtari është në gjendje të përmbushë detyrat e tij profesionale dhe të udhëtojë normalisht.

Nga ana jonë, ne i marrim seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë tona dhe kemi ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat përkatëse. Ne do ta shikojmë çështjen me kujdes dhe do ta rishikojmë nëse ka ndonjë ndryshim në rrethana.”

Kujtojmë se lojtari u arrestua papritmas nga policia lokale në orët e vona të natës, ndërkohë që ai ishte në shtëpi duke fjetur./ h.ll/albeu.com