Edon Zhegorva është kthyer te Kosova pas disa muajsh mosmarrëveshje, ku sot ndaj Armenisë kishte paraqitje shumë të mirë.
Ai ka thënë se e ka harruar atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa është u shprehur i kënaqur me punën e Franco Fodas.
Ai ka thënë se Foda ka qenë i lidhur me futbollistët, ndërsa shpreson se do të arrijnë kualifikimin në të ardhmen.
“Të kaluarën duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimin”.
“Kemi punuar shumë mirë taktikisht. Trajneri ka qenë i lidhur shumë me lojtarët. Do të jetë me rëndësi të qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë Zhegrova.
Kosova shënoi fitore në ndeshjen e parë me Franco Fodan, duke mposhtur Armeninë në miqësore me rezultat 1-0.
Kosova do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, ku për kundërshtar do të ketë Hungarinë pas katër ditësh. /Telegrafi/