Bruno Guimaraes ka treguar se zhveshtorja e Arsenalit ishte përfshirë nga pakënaqësia pas humbjes së thellë 3-0 përballë Brightonit të shtunën, duke bërë të ditur se asnjë prej lojtarëve nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
None found
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e nisi ndeshjen në mënyrë të dobët dhe nuk arriti të konkurronte siç duhet që në minutat e para. Kjo ishte disfata e parë e Arsenalit gjatë këtij sezoni.
Pas përfundimit të takimit, Guimaraes pranoi se ekipi kishte zhvilluar një paraqitje për t’u harruar.
“Ishte një ditë që duhet ta lëmë pas. Asgjë nga ato që tentuam nuk funksionoi. Duhet t’i japim meritën edhe kundërshtarit, por një rezultat dhe paraqitje e tillë nuk mund të pranohen këtu”.
Mesfushori brazilian zbuloi se zhgënjimi ishte i pranishëm te të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes.
“Të gjithë në zhveshtore po ankoheshin për veten dhe për nivelin e lojës që shfaqëm. Siç e thashë, kjo nuk është e pranueshme. Për ne ishte një ditë shumë e keqe në punë”.
Kritika të forta ndaj ekipit shprehu edhe Mikel Arteta, i cili vlerësoi se Brightoni ishte dukshëm më lart se Arsenali në këtë përballje.
“Brightoni ishte një nivel mbi nesh. Ne ishim shumë të dobët nga ana teknike dhe nuk e respektuam ndeshjen. Na munguan disa prej bazave që duhet t’i zbatosh në futboll, sidomos në Ligën Premier, dhe ishim shumë larg standardit të kërkuar”.
Trajneri spanjoll nënvizoi se vështirësitë u shfaqën që në duelet e para, ndërsa gabimet me topin e bënë situatën edhe më problematike për skuadrën e tij.
“Që në duelin e parë, topi i dytë, duke marrë parasysh mënyrën direkte se si luanin ata, e vendosi ndeshjen në një situatë shumë të vështirë për ne. Më pas, sa herë që e fitonim topin, veçanërisht në gjysmën tonë të fushës, bënim gabime të shumta teknike dhe nuk zbatonim asnjë prej parimeve të lojës që nevojiten për të dalë nga ato situata një kundër një”, përfundoi Arteta.
SHBA dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje për sigurinë e Groenlandës, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga kërkesat e Presidentit…
Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i…
Sanksionet amerikane, inflacioni i lartë dhe problemet ekonomike po rëndojnë gjithnjë e më shumë sistemin shëndetësor të Iranit, duke e…
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar pas vrasjes në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e ngjarjeve kriminale…
Sulmet ruse kanë goditur rëndë infrastrukturën dhe industrinë ukrainase, duke paralizuar edhe sektorin e çelikut, një nga industritë kryesore të…
Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim…