Arsenali pritet të njoftojë zyrtarisht të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.
None found
Sipas mediumit spanjoll, procedurat për marrëveshjen kanë hyrë në fazën e fundit. Guimaraes ka përfunduar me sukses kontrollet mjekësore, ka firmosur kontratën dhe është fotografuar me fanellën e re të klubit londinez.
28-vjeçari pritet të jetë një nga përforcimet më të bujshme të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar. “Topçinjtë” kanë rënë dakord të paguajnë rreth 75 milionë funte për shërbimet e tij, ndërsa braziliani pritet të lidhë një kontratë katërvjeçare me skuadrën.
Kalimi i Guimaraes është sinjalizuar edhe nga trajneri i ri i Newcastle, Matthias Jaissle. Ai bëri të ditur se vendimi për shitjen e mesfushorit ishte marrë përpara se të emërohej në krye të ekipit.
“U takova me të shkurtimisht, por vendimi tashmë ishte marrë. Ai është një lojtar fantastik dhe një njeri i mrekullueshëm”, deklaroi Jaissle.
Tekniku i Newcastle paralajmëroi gjithashtu se klubi do të kalojë nëpër ndryshime të tjera, duke lënë të kuptohet se largimi i brazilianit është pjesë e një riorganizimi më të gjerë të skuadrës.
Guimaraes e nisi aventurën e tij në futbollin evropian te Lyon, pasi më herët kishte luajtur në Brazil me Athletico Paranaense. Më pas, ai iu bashkua Newcastle.
Te Arsenali, mesfushori mund të përzgjedhë fanellën me numrin 39, të cilin e ka mbajtur edhe në periudha të ndryshme gjatë aktivizimit te Athletico Paranaense, Lyon dhe Newcastle.
Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…
Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…