UEFA ka bërë publik sot (e mërkurë) vendimin përfundimtar lidhur me ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Rumanisë, e cila u zhvillua në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në vendimin e saj, UEFA ka përfshirë edhe dënime të rënda financiare për të dyja palët.
Ndeshja, e cila u ndërpre në minutat shtesë me rezultatin 0-0, është regjistruar si fitore zyrtare për Rumaninë me rezultatin 3-0.
Ky vendim u mor pas shqyrtimit të ngjarjeve që çuan në ndërprerjen e saj.
Kombëtarja e Kosovës është dënuar gjithashtu me një gjobë prej 6000 eurosh. Megjithatë, edhe rumunët nuk i shpëtuan dënimeve të rënda nga UEFA.
Rumania është gjobitur me shtatë ndëshkime të ndryshme, që variojnë nga 4500 deri në 50,000 euro, për një total prej 128,000 eurosh.
Për më tepër, ata janë dënuar të luajnë një ndeshje pa tifozë si ekip vendas.
Arsyet e dënimit për Rumaninë përfshijnë sjellje raciste dhe diskriminuese nga tifozët, bllokim të rrugëve publike, hedhje të objekteve në fushë, ndezje të fishekzjarrëve, përdorim të laserëve, mosrespektim të himnit kombëtar dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme.
Dënimet e UEFA-s për Rumaninë:
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si vendas, për sjelljen raciste/ose diskriminuese të mbështetësve të saj (në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e gjësendesve
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e laserëve.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të pengimit (mos-respektimit) të himnit kombëtar.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike (shkallëve, hyrjeve/daljeve etj)