“Të dy ekipet do të mbeteshim me nga shtatë lojtarë” – Klopp tallet me kartonin blu që pritet të futet në funksion

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Burnleyt, ku është ndalur te kartoni blu.

Gjermani është kundër këtij vendimi që pritet të futet nga FIFA në sistem dhe pas ndeshjes është tallur më këtë gjë.

“Imagjinoni këtë lojë me kartonin blu! Do të ishte si “Perëndimi i Egër”. Kartonët do të fluturonin kudo dhe të dyja skuadrat do ta përfundonin lojën me shtatë lojtarë secila”, deklaroi Klopp.

Debate të mëdha bëri këtë javë lajmi se kartoni blu do të futet së shpejti në futboll.

Ky karton do të tregohej nga gjyqtari i ndeshjes në rast se ai beson se lojtari ka kryer një faull për të cilin duhet të largohet nga loja, por jo deri në fund të ndeshjes, por për 10 minuta dhe të kthehet. /Telegrafi/


Shtuar 11.02.2024 00:15