Interi fitoi ndaj Napolit në Superkupën e Italisë, teksa goli i Lautaro Martinez do të ishte vendimtar për zikaltërtit. Për këtë përballje Simeone Inzaghi nuk kishte rezervuar asnjë mninutë për Kristjan Asllanin, i cili e shikoi këtë sfidë nga stoli.
Tashmë menjëherë timonieri i Interit do të kthejë vëmendjen në kampionat, teksa të dielën do të duelojë me Fiorentinën në kampionat. Një duel mjaft i rëndësishëm, me zikaltërtit që janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, pasi në të kundërt do t’i largoheshin me 4 pikë vendit të parë që mbahet nga Juventusi.
Për duelin me skuadrën “vjollcë”, Inzaghi është me “dhimbje koke” pasi në mesfushë do të mungojë dy emra të rëndësishëm. Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barrela. Në këto kushte është i detyruar t’i dorëzojë Asllanit “çelësat” e mesfushës së bashku me Frattesin.
Elbasanasi tashmë do të ketë sërish mundësinë t’i vërtetojë timonierit të zikaltërve se është gati për t’i besuar në pjesën e dytë të sezonit një vend në formacionin titullar. Kujtojmë se dueli me Fiorentinën do të luhet të dielën në orën 20:45. /newsport.al/