Te Arsenali mendojnë për të ardhmen, gati rinovimi me 25-vjeçarin

Arsenali aktualisht është skuadra e momentit në Premier League, me “Topçinjtë” që ndodhen në vendin e dytë me vetëm 2 pikë nga Liverpooli që kryeson. Drejtuesit pavarësisht momentit të mirë që po kalojnë, po punojnë shumë edhe për të ardhmen.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se te Arsenali po bëjnë gati kontratën e re për një nga lojtarët e skuadrës. Takehiro Tomiyasu do të vazhdojë të jetë pjesë e “Topçinjve”, me palët që kanë rënë dakort për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes tyre.

25-vjeçari pritet të firmos me anglezët deri në viti 2025, teksa në këtë sezon është një pikë kyçe në formacionin e Artetës. Ka luajtur 20 ndeshje mes Premier League, Champions dhe EFL Cup. Mbrojtësi ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë edhe 3 asiste. /newsport.al/