Categories: sport

Tchouameni mbyll zërat për largim, pranë rinovimit me Real Madridin deri në vitin 2031

E ardhmja e Aurelien Tchouameni te Real Madridi tashmë duket e qartë, pasi mesfushori francez ka vendosur të mbetet pjesë e klubit madrilen.

Të lidhura

None found

Ndonëse javët e fundit u përfol shumë për një largim të mundshëm të tij, si dhe për interesimin e Manchester Unitedit, 26-vjeçari ka marrë një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës.

Sipas asaj që raporton Marca, ai ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të zgjatur kontratën e tij dhe për të vazhduar rrugëtimin në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata aktuale e Tchouamenit përfundon në vitin 2028, por palët janë dakordësuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për tre vite të tjera, deri në verën e vitit 2031.

Edhe pse sezoni i fundit i Real Madridit pati luhatje në aspektin kolektiv, në planin personal Tchouameni mbeti një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës. Ai vijoi të ishte një lojtar kyç edhe në radhët e kombëtares së Francës.

Spekulimet për të ardhmen e tij u shtuan sidomos pas incidentit me Federico Valverde dhe nisjes së një epoke të re te madrilenët nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Megjithatë, mediumi spanjoll thekson se francezi nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim dëshirën e tij për të qëndruar te Real Madridi.

Zyrtarizimi i rinovimit pritet të ndodhë shumë shpejt, ndërsa me marrëveshjen e re Tchouameni do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në projektin e ri të klubit.

Po sipas raportit, kontrata e re do t’i sigurojë atij një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, çka konsiderohet si një tjetër tregues i besimit të plotë që klubi ka ndaj tij.

Me këtë lëvizje, Real Madridi garanton vazhdimësinë e një prej pikave më të forta të mesfushës, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me lojtarët e tjerë, e ardhmja e të cilëve vazhdon të jetë në dyshim.

të fundit

E rëndë në Durrës/ 30-vjeçari plagoset me kaçavidë, i nënshtrohet operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-vjeçar është plagosur me kaçavidë në…

7 minutes ago

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson veprimtarinë e Ambasadës së Kosovës në Washington

Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet që ka zhvilluar në kuadër…

14 minutes ago

Muriqi luan 82 minuta, Fenerbahçe nuk shkon përtej barazimit ndaj Lyonit

Fenerbahce nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Lyon, në kuadër të ndeshjes së…

16 minutes ago

Tensionet mes Francës dhe Iranit përshkallëzohen, Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve diplomatike mes Parisit…

16 minutes ago

80 ditë protestë dhe qëndresë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pakushtëzuar të Edi Ramës

“Jemi për Shqipërinë, jo për partinë”, janë thirrjet e protestuesve ndërsa marshojnë në rrugët e Tiranës. Prej 80 ditësh shqiptarët…

20 minutes ago

Barcelona vështirëson largimin e Hector Fort, kërkesa financiare frenon interesimin

E ardhmja e Hector Fort te Barcelona mbetet e paqartë, ndërsa largimi i mbrojtësit të talentuar nga klubi katalanas po…

28 minutes ago