Mesfushori francez Aurelien Tchouameni është futbollisti tjetër që ka vënë firmën në një kontratë të re me Real Madridin, pas Arda Gulerit.
Të enjten, klubi spanjoll njoftoi se ka arritur akord me Tchouamenin për zgjatjen e marrëveshjes, e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2032.
None found
Francezi 26-vjeçar është pjesë e Realit që nga viti 2022 dhe gjatë pesë sezoneve ka zhvilluar 205 paraqitje, ndërsa ka fituar tetë trofe, përfshirë titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve.
Në sezonin aktual, Tchouameni ka regjistruar një asistim në 10 ndeshje, kurse Real Madridi e kishte transferuar atë nga Monaco për 80 milionë euro.
Tchouameni është gjithashtu pjesë e kombëtares së Francës, me të cilën ka fituar një Ligë të Kombeve dhe deri më tani numëron 50 ndeshje të luajtura.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna…
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…
Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muunski, në konferencën "Siguria në Ballkanin Perëndimor" në Shkup, të…