Taulant Xhaka i ka dalë në mbrojtje vëllait të tij, Granit Xhakës, pasi ky i fundit pranoi publikisht se gjatë vitit 2022 kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.
None found
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë kërkoi që rasti i fundit të mos zbehë gjithçka që Graniti ka dhënë ndër vite duke përfaqësuar Zvicrën.
Taulanti u bëri thirrje të gjithëve të mos harrojnë kontributin e vëllait të tij për Zvicrën, si dhe zemrën, pasionin dhe krenarinë me të cilat ai ka mbrojtur vendin dhe fanellën zvicerane gjatë gjithë këtyre viteve.
Ai nënvizoi se askush nuk është i përsosur dhe se gabimet mund t’i ndodhin çdo njeriu.
“Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt”, shkroi Taulant Xhaka, përpara se t’u drejtohej edhe gazetarëve që e kanë pasqyruar çështjen.
“Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj”, shtoi ai.
Në reagimin e tij, Taulanti e zhvendosi vëmendjen te marrja e përgjegjësisë dhe nxjerrja e mësimeve, duke theksuar se rëndësi ka mënyra se si individi sillet pasi ka gabuar.
Sipas tij, thelbësore nuk është të kalosh jetën pa bërë asnjë gabim, por ta pranosh atë dhe të mësosh prej tij.
Granit Xhaka deklaroi të hënën se gjatë pandemisë kishte blerë një certifikatë vaksinimi. Ai shpjegoi se në atë kohë kishte shqetësime dhe mosbesim ndaj vaksinës, ndërsa vendimin e quajti gabim, kërkoi falje dhe konfirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet.
Si pasojë e këtij zhvillimi, Xhaka nuk iu bashkua Kombëtares së Zvicrës për përballjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Mungesa e tij në grumbullim u vendos bashkërisht nga futbollisti dhe Federata Zvicerane e Futbollit.
Rasti po shqyrtohet gjithashtu nga autoritetet zvicerane, ndërsa Granit Xhaka ka njoftuar se gjatë procesit për sqarimin e çështjes do të bashkëpunojë me organet përkatëse.
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka komentuar mënyrën se si funksionon rrethi i njerëzve…
Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…