sport

Pranoi akuzën, Taulant Xhaka mbron vëllain: Mos harroni çfarë ka dhënë

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  Taulant Xhaka, ka dalë publikisht në mbështetje të vëllait të tij, Granit Xhakës, pas kritikave të fundit ndaj kapitenit të Zvicrës. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka kërkuar që kontributi i Granitit ndër vite për përfaqësuesen zvicerane të mos harrohet.

Taulanti ka theksuar se gabimet janë pjesë e jetës dhe futbollit, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim në një moment të vështirë për vëllain e tij.

Të lidhura

None found

“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë”, ka shkruar Taulant Xhaka.

Mesazhi i tij vjen në një periudhë kur Granit Xhaka, është përballur me kritika të shumta pas çështjes që lidhet me një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

Rasti është bërë objekt i një procedure hetimore në Zvicër dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Taulanti ka kërkuar që, përtej gabimit të pretenduar, të merret në konsideratë edhe gjithçka që Graniti ka bërë gjatë viteve me fanellën e përfaqësueses zvicerane.

“Ne të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është t’i pranojmë, të mësojmë prej tyre dhe të vazhdojmë përpara”, është mesazhi i përcjellë prej tij.

Granit Xhaka është prej vitesh një prej figurave kryesore të Zvicrës dhe mban shiritin e kapitenit. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses në turne të mëdhenj ndërkombëtarë, ndërsa vazhdon të jetë një nga lojtarët me më shumë peshë në ekipin kombëtar.

Në fund të reagimit të tij, Taulant Xhaka, ka shprehur edhe një herë mbështetjen e pakushtëzuar për vëllain e tij, duke e vendosur theksin te lidhja familjare.

“Vëlla, jam krenar për ty. Kam qëndruar pas teje, qëndroj pas teje dhe gjithmonë do të qëndroj, çfarëdo që të ndodhë. Familja mbetet familje, në ditë të mira dhe në ditë të vështira”, ka shkruar ai.

Reagimi i Taulantit vjen në një moment kur Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes në Zvicër për çështjen e certifikatës së vaksinimit.

Ndërkohë, procedurat përkatëse vijojnë dhe çështja pritet të sqarohet në bazë të fakteve dhe vendimeve të autoriteteve kompetente.

të fundit

Autogoli absurd i Mourës, mbrojtësi i Portos shpërtheu në lot dhe kërkoi menjëherë zëvendësim

Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…

1 second ago

Nafta çmimet në rënie në dogana, por jo në tregun e pakicës! Kompanitë regjistrojnë xhiro rekord, normat e fitimit në rritje të lehtë

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

7 minutes ago

KEDS announces areas that will be without electricity today due to grid works

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…

13 minutes ago

How secure will the electricity supply in Kosovo be during this winter?

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…

13 minutes ago

Plenković reminds Montenegro of border agreements with Kosovo: Croatia will not give up its territory

Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…

13 minutes ago

US advice for year-end holidays – is there reason for Kosovo to worry? Specialists call for greater attention

Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…

14 minutes ago