Tashmë zyrtare, Gosens firmos për Interin

Gjithçka ka përfunduar dhe Gosens është lojtari më i ri i Inter-it.

Anësori gjerman erdhi nga Atalanta për shifrën e 25 milion euro. Zikaltërit do të paguajnë 3 milion euro tani për huazimin e tij deri në qershor, e më pas do të paguajë në arkat e Atalantës pjesën tjetër të mbetur, pra 22 milion euro. Gosens do të përfitojë 2,5 milion euro në sezon.

Ai sot mbërriti në Milano në mëngjes ku kreu dhe vizitat mjekësore me sukses. Nga ato që nxorrën ekzaminimet, Gosens do të jetë i gatshëm të rikthehet në fushat e lojës në muajin shkurt.

Pas vizitave mjekësore ai ka qënë bashke me agjentin e tij në zyrat e Inter-it për të biseduar kushtet e kontratës. Të dyja palët ranë dakort dhe mbetën të kënaqur me propozimet përkatëse.

Gosens ka firmosur me Interin dhe tashmë është zyrtare./ h.ll/albeu.com

Shtuar 27.01.2022 15:50