Categories: sport

Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, firmos deri në vitin 2028 pas një het-triku në Ligën e të Rinjve

Vetëm pak javë i janë dashur Enis Rexhepit për të tërhequr vëmendjen e tifozëve të Stuttgartit. Sulmuesi 18-vjeçar ka realizuar paraqitje të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni, duke ushqyer shpresat për një tjetër diamant që po çelet nga akademia e klubit gjerman.

Të lidhura

None found

Impresionuar nga ajo që kanë parë, drejtuesit e skuadrës kanë lëvizur me shpejtësi për të siguruar të ardhmen e djaloshit. Sipas gazetës “Stuttgarter Nachrichten”, lajm i konfirmuar më pas nga “Kicker”, Rexhepi ka finalizuar një marrëveshje të re që e lidh me klubin deri në vitin 2028, me një opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër, deri në 2029. Deri tani, kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027. Publikimi zyrtar nga ana e klubit pritet në ditët në vijim.

Talenti shqiptar dha një tjetër recital të mërkurën në darkë, në arenën evropiane për të rinjtë. Në sfidën debutuese të Stuttgartit në “Champions” për këtë grupmoshë, ai shënoi tre gola në fitoren dërrmuese 5-0 kundër Viking. Dy prej tyre erdhën nga penalltitë, të ekzekutuara me një saktësi dhe ftohtësi të admirueshme, ndërsa në minutat shtesë, Rexhepi kompletoi tripletën me një gjuajtje të fuqishme, pas një pasimi nga Neno Zezelji, një tjetër protagonist i ndeshjes.

I pyetur për sfidën nga pika e bardhë, ai u shpreh: “E dija tamam çfarë do të bëja, ndaj isha tërësisht i qetë”.

Për të, duket se vlen një logjikë e veçantë: sa më e madhe ngjarja, sa më shumë spektatorë dhe sa më i fortë tensioni, aq më shumë ai arrin të dallohet. Statistikat e tij në Bundesligën U19 e flasin qartë këtë gjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare U19 prin aktualisht listën e golashënuesve me 8 rrjeta në vetëm katër ndeshje. Shpërthimi më spektakolar ishte në triumfin 6-1 përballë Bayern Munichut, ku ai realizoi pesë gola në harkun e vetëm 50 minutave.

Lidhja e familjes Rexhepi me Stuttgartin nuk mbaron këtu. Motra e tij, Dafina, tre vjet më e madhe, është pjesë e ekipit të femrave të po këtij klubi.

Në stutgartianët e kanë të qartë prej kohësh se në akademinë e tyre po rritet një talent i rrallë. Pjesë e Shqipërisë U19, Rexhepi shquhet për një kombinim të fuqisë fizike, shtatit dhe rafinimit teknik, çka ka bërë që të ngjashërohet me një nga sulmuesit më emblematikë të dalë ndonjëherë nga ky klub – Mario Gomez. Për këtë arsye, mediat në Gjermani kanë filluar ta quajnë atë “Gomezi i ri”, një etiketë për një tjetër produkt të akademisë që duket gati për të hedhur hapin e radhës.

Megjithatë, kjo s’do të thotë se debutimi me ekipin e parë në Bundesligë është i menjëhershëm. Trajneri Sebastian Hoeness dhe stafi i tij po e udhëheqin me kujdes procesin e rritjes së tij dhe një kalim më i natyrshëm duket të jetë një vend i qëndrueshëm te Stuttgart II, formacioni i drejtuar nga Nico Willig që militon në Ligën e Tretë. Rexhepi tashmë ka shkelur në këtë terren. Fundjavën e kaluar, ai bëri debutimin për këtë ekip si zëvendësues në fitoren 2-1 kundër Würzburgut.

Duke parë frekuencën e lartë të golave, cilësinë e paraqitjeve dhe kontratën e re që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2028, Stuttgart duket se po e projekton me maturi rrugëtimin e një prej xhevahireve më të shndritshëm të akademisë. Nëse ai vazhdon me këtë ritëm, është vetëm çështje kohe derisa emri i tij të bëhet i njohur në skenën më të madhe të futbollit gjerman.

të fundit

Arjan Dredhasi kujton bashkëpunimet me Giorgos Mazonakis: Ishte avangardë dhe gjithmonë një hap para të tjerëve

Këngëtari shqiptar Arjan Dredhasi ka folur për vdekjen e Giorgos Mazonakis, këngëtari grek i cili ndërroi jetë një ditë më…

9 minutes ago

Përplasje e trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete. Dy…

12 minutes ago

Disiplina hap dyert për tifozët e Elbasanit, gjobitet Vllaznia dhe paralajmërohet Dinamo City (VENDIMET)

DisiplinaJanë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës shqiptare të Futbollit, lidhur me ngjarjet…

16 minutes ago

Premtimi që u shua shpejt: Përse Bayern Munich kaloi nga besimi i plotë te huazimi i Arijonit

Bayern Munich kishte plane të mëdha për Arijon Ibrahimovicin, por në fund ndryshoi papritur kurs. Vendimi i klubit gjerman për…

18 minutes ago

Krizë e hershme te Napoli: Allegri nën trysni, Palladino shfaqet si zëvendësuesi i mundshëm

Massimiliano Allegri është tashmë nën presion te Napoli, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, ndërsa në Itali ka nisur të…

27 minutes ago

Fire engulfs cargo ship at Chinese port, killing 25 and injuring 5

Një zjarr në një anije mallrash me flamur të huaj që po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në…

28 minutes ago