Enis Rexhepi po konsiderohet si një nga emrat më premtues të akademisë së Stuttgartit, ku paraqitjet e tij dhe produktiviteti para portës kanë tërhequr vëmendje të madhe.
Sulmuesi shqiptar me origjinë nga Presheva është pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë. Ai është shfaqur si një prej lojtarëve më të spikatur të grupmoshave, ndërsa tashmë ka nisur të marrë edhe përvojën e parë në futbollin profesionist gjerman.
None found
I lindur më 12 mars 2008, Rexhepi është formuar në strukturat e të rinjve të Stuttgartit. Për shkak të forcës fizike, fuqisë dhe mënyrës se si i shfrytëzon mundësitë për shënim, mediat në Gjermani e kanë vënë përballë ish-sulmuesit të njohur të klubit, Mario Gomez.
Numrat e tij e dëshmojnë qartë progresin. Gjatë sezonit 2025/26, ai realizoi 17 gola në 21 ndeshje të ligës gjermane U19, duke u renditur mes golashënuesve kryesorë të skuadrës. Në sezonin paraprak, në kampionatin U17, Rexhepi kishte shënuar 11 gola në 13 paraqitje.
Sezoni 2026/27 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin. Në katër takimet e para të kampionatit U19, ai gjeti tetë herë rrugën e rrjetës.
Paraqitja më e bujshme erdhi në triumfin 6-1 kundër Bayern Munichut. Rexhepi shënoi pesë gola, të gjithë brenda një periudhe prej vetëm 50 minutash. Formën e tij e konfirmoi edhe në UEFA Youth League, ku realizoi tri gola në suksesin 5-0 të Stuttgartit ndaj Vikingut.
Performancat e fundit e kanë kthyer atë në një prej emrave më të komentuar dhe kanë treguar se mund të jetë vendimtar edhe në sfida të rëndësishme. Përveç fuqisë fizike, Rexhepi dallohet për aftësinë për të krijuar hapësira dhe për t’i përmbyllur aksionet, elemente që kanë sjellë krahasimin me Gomezin.
Stuttgarti po investon te ai jo vetëm përmes ekipeve të moshave. Rexhepi ka nisur të luajë edhe për Stuttgart II, skuadër që merr pjesë në Ligën e Tretë gjermane, duke hedhur kështu hapat e parë në futbollin e të rriturve.
Klubi gjerman i ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja përmban edhe mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër. Ky vendim tregon se Stuttgarti synon ta mbajë nën kontroll dhe ta zhvillojë më tej talentin e sulmuesit.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr interes edhe në nivel përfaqësuesesh. Përveç Shqipërisë, të cilën Rexhepi e përfaqëson me ekipin U19, në garë për shërbimet e tij është edhe Kosova, që e ka kontaktuar dhe i ka shprehur dëshirën për ta parë në fanellën “Dardane”.
Megjithatë, futbollisti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për kombëtaren që do të përfaqësojë në të ardhmen.
Rexhepi është aktualisht golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për të rinj, me pesë gola. Për këtë arsye, cilado prej dy kombëtareve që arrin ta bindë, do të sigurojë një talent me potencial të madh për vitet e ardhshme.
A duhet që prindërit të gjurmojnë vendndodhjen e fëmijëve? — Klan Kosova [...]Read More...
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Ai publikoi në…
Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendësen e tij Belinda Balluku…
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të…
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit. Pak…
Trupa akademike dhe pedagogë të shumtë i janë bashkuar zyrtarisht marshimit të sotëm të studentëve, duke e cilësuar kauzën e…