“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”.
Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të.
Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes.
Kevin Dodaj, bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s, pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.
Dodaj u largua nga klubi i Vllaznisë si hero, pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League.
Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit.
Menjëherë pasi CASKA, bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë, duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.
Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA, pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues, ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.