Mesfushori i Arsenalit, Maks Doumen, është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Premier Ligës, pasi shënoi në kohën shtesë të fitores 2–0 ndaj Evertonit.
Në moshën 16-vjeçare, Doumen realizoi pas një vrapimi të gjatë dhe përfitoi nga porta e zbrazët e Evertonit për të dërguar topin në rrjetë, duke e afruar Arsenalin edhe një hap më pranë titullit në kampionatin anglez.
Me këtë gol, Doumen theu rekordin për golashënuesin më të ri në historinë e kampionatit anglez, rekord që më parë mbahej nga Xhejms Vaughan i Evertonit.
Golashënuesit më të rinj në historinë e Ligës Premier:
Maks Doumen – 16-vjeç, 73 ditë
Xhejms Vaughan – 16-vjeç, 270 ditë
Xhejms Milner – 16-vjeç, 356 ditë
Uejn Runi– 16-vjeç, 360 ditë
Rio Ngumoha – 16-vjeç, 361 ditë
Çesk Fabregas – 17-vjeç, 113 ditë
