Taktikë interesante: Shikoni murin e gjallë në një ndeshje të Kupës së Botës për Klube

Një mur i gjallë me lojtarë futbolli të ekipit meksikan, Monterrey, në një ndeshje të Kupës së Botës për Klube është bërë një hit i vërtetë në rrjetet sociale.

Konkretisht, lojtarët e Monterreyt krijuan një “mur të dyfishtë të gjallë” kur Interi kishte një goditje dënimi nga afërsisht 17 metra larg portës.

Në atë rast, ata lanë hapësirë ​​në mes dhe mbuluan anën e majtë dhe të djathtë të portës së tyre.

Në fund, ky eksperiment ia vlejti pasi Interi dështoi të shënonte gol.

Kjo ndeshje e luajtur në Kupën e Botës për Klube e përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ku golat u shënuan nga Sergio Ramos për 1-0 dhe Lautaro Martinez golin e barazimit.


Shtuar 19.06.2025 13:50