sport

Taktika e “qelisë së burgut” nga Mourinho dhe treshja e mesfushës, si mund të arrijë finalen Kroacia

Analizë nga Hergi Llupi

Kroacia ka befasuar sërish në këtë edicion të Kupës së Botës duke tentuar sërish të arrijë në majën e një finaleje të dytë radhazi.

Të lidhura

None found

Në vitin 2018, Zlatko Dalic dhe skuadra e tij tronditën botën teksa arritën deri në finalen e Rusisë, duke mposhtur Anglinë rrugës, përpara se penegesa e fundit të ishte Franca e cila fitoi trofeun. Me një skuadër të “plakur” që përfshin yllin dhe kapitenin 37-vjeçar Luka Modric, Dalic duket se ka ringjallur edhe njëherë djemtë e tij teksa kërkojnë të kurorëzohen si kampionë bote. Megjithatë, përballë do të kenë Messin e uritur për këtë trofe të cilit i mungon në tavolinën e tij.

Ky ka të ngjarë të jetë shansi i tij i fundit dhe mposhtja e Kroacisë në këtë gjysmëfinale do ta çojë Messin dhe skuadrën e tij një hap më afër, por sigurisht nuk do të jetë një përballje e lehtë.

Si mund ta ndalojë Kroacia Messin?

Kjo është një pyetje që ka munduar mendjen profesioniste e shumë trajnerëve, ku fatkeqësisht nuk ka asnjë përgjigje konkrete, as një plan apo udhëzues për ta arritur këtë gjë. Çelësi i vërtetë mund të jetë ndalimi i Messit për Kroacinë që të arrijë në finalen e Botërorit. Dalic u pyet në konferencën për shtyp të shtunën se çfarë plani ka për të ndalur Leo Messin.

“Ne duhet të ruhemi nga Messi, por jo në stilin kokë më kokë. Ne e dimë se sa shumë vrapon, sa i pëlqen të luajë me topin në këmbët e tij dhe çelësi i fazës sonë mbrojtëse do të jetë disiplina. Nëse ne përsërisim të njëjtën gjë si kundër Brazilit, ku t’i qëndrojmë pranë atij, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”.

E vetmja metodë tjetër që një ekip mbrojtës mund të përdorë për të penguar kapitenin e Argjentinës është duke luajtur në mënyrë zonale. Mënyra më e mirë për të përshkruar shënjimin zonal është përdorimi i analogjisë së Jose Mourinhos për krijimin e një “qelie burgu” rreth sulmuesve, ku muret e qelisë janë lojtarët mbrojtës. Në këtë mënyrë, Kroacia mund të ketë lojtarë të shumë rreth Messit në çdo kohë, duke i mbajtur mbrojtësit në një distancë të afërt me yllin e Argjentinës.

Kroacia mund të përdorë këtë skemë për të ndalur Messin, me 20-vjeçarin që po mahnit botën me performancën e tij, Gvardiol. Por, sytë e Dalic dhe gjithë botës janë te treshja e jashtëzakonshme e mesfushës që ata kanë. Modric, Brozovic dhe Kovacic janë tre gjeni të cilët menaxhojnë motorin dhe mushkritë e ekipit. Të palodhur, teknikë, inteligjentë dhe të saktë me topat e tyre. Të aftë për të nisur kundërsulme, për të menaxhuar lojën dhe për të ndalur sulmet e rrezikshme nga kundërshtarët.

Sulmi është gjithashtu i rrezikshëm, me Marko Livaja, Ivan Perisic, Bruno Petkovic dhe Ante Budimir, ku të gjithë janë shtatlartë dhe të rrezikshëm. Mbi të gjitha, e gjithë vëmendja është te treshja e mesfushës siç u theksua pak më parë, pasi karakteristikat e tyre janë tmerrësisht të përgjithshme dhe tepër të avancuara në përdorimin e tyre.

Dalic duhet të ketë besim te taktika e Mourinhos, “qelia e burgut” për të ndalur Messin dhe te treshja e mesfushës e cila mund të jetë mbrojtja dhe sulmi i një Kroacie e cila pret të bëjë mrekullinë këtë herë në Kupën e Botës, duke tentuar finalen dhe pse jo, për ta fituar atë./h.ll/albeu.com

të fundit

Macedonia, electronic services on the national portal increased from 120 to 352

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi raportin për punën dyvjeçare të dikasterit që drejton, duke thënë se transformimi digjital…

2 minutes ago

Serbian national arrested on the Skopje–Gevgelija highway, caught driving at 221 km/h

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në autostradën Shkup – Gjevgjeli pasi ka lëvizur me një shpejtësi prej 221 kilometrash…

2 minutes ago

31-year-old man from Lezha caught at the Rinas roundabout, was carrying a firearm

Policia e Krujës ka finalizuar një operacion të koduar “Black 2”, i cili çoi në arrestimin e një 31-vjeçari nga…

3 minutes ago

“The EU is a standard, not a symbol,” European Democrats criticize Rama: Europe demands clean institutions and responsible leaders

“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen e “Demokratëve…

4 minutes ago

Auron Tare harshly criticizes Edi Rama: The interventions at the “Bënja Baths” are a reflection of how a visionless government, blind to nature and heritage, destroys the essence of a country called Albania

Nga; Auron Tare “Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare” Pamjet e shpërndara një ditë më parë,…

4 minutes ago

Rama on the protests: I will not allow charlatans or hypocrites to tell me how Albania is built

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, siç u…

5 minutes ago