sport

Kroacia, në finalen e Ligës së Kombeve

Pas performancës fantastike në dy Kupat e Botës, Kroacia shkruan një tjetër faqe në historinë e futbollit. Ballkanasit ‘thyen’ Holandën 4-2 pas 120 minutash, për të prekur finalen e Ligës së Kombeve.

Sfida e zhvilluar në Roterdam nisi me ritëm të lartë nga ana e Holandës, teksa skuadra e Daliç ishte më e ashpër, duke neutralizuar me faull rivalët. Tulipanët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me anë të Malen. Lojtari i Dortmund u gjend i pambuluar në zonë dhe me një diagonale  kaloi në epërsi vendasit. Kroacia e gjeti forcën për të reaguar në pjesën e dytë.

Të lidhura

None found

Kramariç përktheu në gol një penallti në minutën e 54. Përmbysja mbërriti me anë të Pasaliç, i cili me një penallti në lëvizje kaloi në avantazh kroatët. Gjithsesi festivali i golave në 90 minuta nuk kishte përfunduar, me Lang që shënoi në limitet e kohës shtesë për ta dërguar sfidën në shtesa.

Aty kroatët ishin më cinikë, me Petkoviç që shënoi për 3-2, ndërsa vulën ia vendosi Luka Modric me golin e 4-2. Mesfushori ishte fantastik, duke udhëhequr kombëtaren drejt finales dhe marrë lëvdatat nga trajneri Daliç.

“Zoti na ndihmoftë, por shpresojmë ta mbyllim këtë garë me medaljen e artë. Të fitosh kundër Holandës në stadiumin e tyre, ku nuk kanë humbur në 20 vite, tregon se Kroacia ka luajtur shumë mirë. Modriç është ai që do na ndihmojë për të fituar trofeun, më pas të vendos për të ardhmen e tij”.

Finalja e Ligës së Kombeve do luhet të dielën në orën 20:45.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

37 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

37 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

37 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

54 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

54 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

55 minutes ago