Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema u takuan në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, për ndeshjen mes Portugalisë dhe Francës, ku të dy ishin protagonistë me nga dy gola për kombëtaret e tyre.
Dy legjendat e futbollit evropian u ndanë me barazim 2:2, ku edhe siguruan kualifikimin për në fazën e eliminatorëve.
Për Ronaldon ishte një natë rekordi, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë, kështu duke regjistruar 109 gola për kombëtaren, dhe duke e barazuar rekordin e Ali Daei të Iranit, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivel kombëtaresh.
Po ashtu, edhe për Benzeman ishte një natë e veçantë, pasi që shënoi golat e parë për shtetin e tij në një periudhë prej gjashtë vitesh.
Pas ndeshjes, Ronaldo edhe Benzema u panë duke u larguar drejt dhomave te zhveshjes së bashku, duke buzëqeshur dhe duke shkëmbyer disa fjalë, ku më pas sulmuesi francez u pyet nga gazetarët se çfarë kishin biseduar.
“Është mirë ta takoj përsëri atë, kemi kaluar kohë të gjatë së bashku. Të dy kemi luajtur tetë ose nëntë vite tek Real Madridi, shënuam gola, fituam trofe”, tha Benzema.
“Ne biseduam, i uruam njëri-tjetrit fat në të ardhmen me klubet tona dhe në Euro 2020, dhe veçanërisht të vazhdojmë me lojën e mirë në fushë, të bëjmë diferencën”, shtoi sulmuesi francez.
Franca dhe Portugalia siguruan kualifikimin për në fazën e grupeve në këtë Euro 2020, e po ashtu Gjermania ishte kombëtarja e tretë, e cila u kualifikua nga Grupi F, i njohur ndryshe edhe si “Grupi i Vdekjes”.
Videon e momentit mes Benzemas dhe Ronaldos e gjeni më poshtë.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…