kosovë

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës njoftoi mbrëmjen e 11 shtatorit se pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona, që tha se ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal, tani janë regjistruar si pronë e ligjshme e Postës së Kosovës.

“Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve postare e financiare cilësore, të sigurta dhe transparente në gjithë territorin e vendit”.

Të lidhura

None found

Në objektin në Graçanicë, në afërsi të Prishtinës, deri më 15 janar të këtij viti ndodhej Posta e Serbisë. Ky objekt u mbyll në kuadër të një aksioni të gjerë për shuarjen e institucioneve në jug të Ibrit, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

Kosova i konsideron institucionet serbe paralele dhe ilegale, ndërsa mbyllja e tyre nisi në fillim të vitit 2024, pavarësisht kritikave të komunitetit ndërkombëtar se së pari duhej gjetur një zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të cilët kryesisht janë nga komuniteti serb.

Serbët e Kosovës marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, disa prej të cilave u janë paguar pikërisht në sportelet e Postës së Serbisë, si shtesat për fëmijë apo për nënat, pensionet, ndihmat sociale e të tjera. Posta e Kosovës tha se këto prona tani do të jenë “plotësisht në funksion të qytetarëve, bizneseve të Republikës së Kosovës, pa dallim”.

Drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë, Ivan Millojeviq, i cili ishte i pranishëm në Graçanicë gjatë marrjes së objektit nga Posta e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), u tha gazetarëve se në mes të korrikut u ndryshua pronari në kadastrin e Kosovës, dhe e cilësoi këtë si “uzurpim”, pasi “kemi dëshmi se këtë postë e kemi ndërtuar vetë në vitin 2004”.

“Aty ekzistonte një postë e vogël, e vjetër, prej rreth tridhjetë metrash katrorë, ndërsa ajo që shihni sot, ishte qendra e Postës së Serbisë në Kosovë”, tha Millojeviq, duke e cilësuar atë si “të marrë në mënyrë të paligjshme”.

“Mesazhi im është se do të luftojmë me të gjitha mjetet ligjore për ta dëshmuar këtë në gjykatë. Por, e dini si është kur kadia edhe të padit, edhe të gjykon”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar MINT-it me kërkesë për t’i komentuar deklaratat e Millojeviqit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Përveç Postës së Serbisë, gjatë dy vjetëve të fundit janë mbyllur edhe Banka Kursimore Postare, Banka Kombëtare e Serbisë, drejtoritë e Fondit të Pensioneve dhe Sigurimeve Invalidore, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike komunale, organet e përkohshme komunale dhe shumë të tjera./REL

të fundit

Mjekët shqiptarë në Gjermani peticion për Bundestagun: Mos heshtni për Shqipërinë, përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë joproporcional! Ambulancat s’duhet të përdoren për operacione policore

Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kanë ndërmarrë një peticion drejtuar Bundestagut gjerman…

21 minutes ago

Tirana e Klafuriçit renditet pas Teutës dhe Egnatias, por lë pas Dinamon e Dajës

Dean KlafuriçEdhe pse Tirana u kritikua për lojën e “vakët” ndaj Laçit, bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç ia dolën…

22 minutes ago

Olise lë pas Yamal në kontributin ofensiv gjatë sezonit 2025/26

Michael Olise dhe Lamine Yamal po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, por statistikat nga sezoni 2025/26 e deri më tani…

24 minutes ago

Tirana në flakë, fëmijë të gjakosur”, Çun Lajçi sulmon Ramën: “Shqipërinë e shite, largohu!

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme në Tiranë,…

27 minutes ago

Protestues, kalimtarë dhe efektivë/ Dhuna në protestën e djeshme, 65 persona përfundojnë në spital

Mbrëmjen e djeshme, protesta e studentëve në kryeqytet, ka pasur përplasje të dhunshme me uniformat blu, pasi policia e shtetit…

31 minutes ago

Studentët kërkojnë largimin e tij/ Adrola Dushi shpërthen ndaj Ramës: Uroj të provosh të njëjtën gjë që ka përjetuar populli!

Adrola Dushi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa Tirana po përballet me një valë proteste të dhunshme nga studentët,…

34 minutes ago