Takim urgjent te Bayerni, drejtuesit marrin vendimin për Thomas Tuchel

Bayern Munich mori humbjen e 3-të rresht në po kaq ndeshje, duke treguar edhe njëher momentin negativ që po kalojnë në këtë sezon. Disafata ndaj Bochum me shifrat 2-3 ka tronbditur fort ‘themelet” e kampionave dhe e ardhmja e Thomas Tuchel në krye të kampionëve aktualë u vë seriozisht në diskutim.

Menjëherë pas kësaj humnbje, drejtuesit anuluan konferencën për shtyp të trajnerit ndërsa kërkuan një mbledhje urgjente. Në këtë mbledhje që zgjati 1 orë u diskutua për momentin “jo” të skuadrës dhe të ardhmen e Tuchel.

Drejtuesit vendosën edhe një herë t’i besojnë skuadrën gjermanit, duke i dhënë kshtu një tjetër shans në Bundesligë. Kujtojmë se pas humbjes së mbrëmjes së djeshme tashma kampionat aktualë janë 8 pikë larg Bayern Leverkusen.


Shtuar 20.02.2024 14:01