Categories: sport

Synoj titullin me Hajdukun dhe kualifikimin historik me Kosovën”, Ron Raçi flet pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin kroat

Ron Raçi po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij. Mbrojtësi kosovar 23-vjeçar është shndërruar në titullar te gjiganti kroat HNK Hajduk Split dhe në javët e fundit është konsoliduar si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për Telegrafi, ai foli për përshtatjen me futbollin kroat, objektivat që ka me klubin si dhe ëndrrat e tij me Kombëtaren e Kosovës.

Raçi pranoi se hapat e parë në ambientin e ri nuk ishin të lehtë, por tashmë ndihet plotësisht i integruar.

“Jam i lumtur që po luaj në çdo ndeshje. Si në çdo fillim, edhe këtu nevojitet kohë për t’u përshtatur, por tani ndihem shumë mirë. Kjo më ka ndihmuar të përmirësohem çdo ditë dhe të shfaq lojën time”, deklaroi ai.

Paraqitjet e tij të fundit kanë marrë vlerësime të shumta, pasi është përfshirë dy herë në formacionin e javës. Sipas mbrojtësit, puna e vazhdueshme dhe besimi te vetja janë faktorët kryesorë të këtij progresi.

“Që nga dita e parë në Split, synimi im ka qenë të bëhem një lojtar kyç për ekipin. Kam shumë vetëbesim dhe punoj çdo ditë për të qenë më i miri në pozicionin tim. Mendoj se kjo është vetëm fillimi”, theksoi Raçi për Telegrafi.

Edhe pse emri i tij është lidhur me klube të mëdha evropiane, ai nuk i fsheh ambiciet për të ardhmen dhe nënvizon se aktualisht është i përqendruar te Hajduku.

“Kam ëndrra të mëdha dhe do të punoj fort për t’i realizuar. Për momentin jam i fokusuar këtu dhe shpresoj të fitojmë trofe. Çdo klub është i arritshëm kur punon shumë, ndërsa të tjerat vijnë vetvetiu”, u shpreh ai.

Hajduku ndodhet pesë pikë pas GNK Dinamo Zagreb në kampionat, por Raci beson fuqishëm se skuadra e tij mund ta fitojë titullin.

“Dinamo është një ekip shumë i fortë, megjithatë gara ka nisur që në javën e parë dhe do të zgjasë deri në fund. Motivimi brenda skuadrës është shumë i lartë dhe ne jemi të bindur se mund të shpallemi kampionë. Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje”, tha ai.

Kombëtarja e Kosovës mbetet një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij. Raçi po i pret me padurim ndeshjet e marsit dhe synon të japë kontributin maksimal.

“Ftesën e Kombëtares e pres gjithmonë me shumë dëshirë. Jam i gatshëm dhe shumë i përgatitur për të luajtur në të dyja ndeshjet”, deklaroi ai, duke shtuar se ka besim të plotë te cilësitë e grupit dhe te mundësia për të siguruar një kualifikim historik në Kupën e Botës.

Në fund, mbrojtësi pati edhe një mesazh për tifozët kosovarë: “Ndeshjen kundër Sllovakisë do ta konsiderojmë si një finale. Nuk do të udhëtojmë për t’u kthyer me kokën ulur, por për të vazhduar rrugëtimin drejt Kupës së Botës”.

Raci i nisi hapat e parë te KF Ramiz Sadiku dhe më pas spikati me FC Prishtina, duke dëshmuar se kalimi në Kroaci ishte një hap i madh, por edhe plotësisht i merituar në karrierën e tij.

Forma e tanishme i ka siguruar jo vetëm besimin e stafit dhe të skuadrës në Split, por po e shndërron atë edhe në një prej emrave më premtues të futbollit kosovar. /Telegraph/

të fundit

Tre minatorë evakuohen nga horizonti i 11-të, ndërsa 60 të tjerë mbeten të bllokuar

60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të…

1 second ago

NYT: Trump distances himself from LaCivita and Blair after their work for Dodik’s party in Bosnia

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

10 minutes ago

Januzi: Minatorët në gjendje stabile, njëri ka vështirësi me këmbën

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

11 minutes ago

First miner brought out of Trepça mine as rescue of 63 trapped miners continues

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

11 minutes ago

Academy of Sciences of Albania welcomes Justina Shiroka-Pula’s election as Kosovo’s president

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

12 minutes ago

One miner brought out of Trepça, while 62 others remain trapped

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

12 minutes ago