Categories: sport

Ron Raçi shpallet pjesë e formacionit të javës në Kroaci pas paraqitjes së madhështore me Hajduk Splitin

Ron Raçi vazhdon të konfirmojë paraqitjet e tij të mira në elitën e futbollit kroat, ku aktivizohet me skuadrën e njohur Hajduk Split.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi kosovar luajti një rol të rëndësishëm në suksesin minimal 1-0 që Hajduku e regjistroi në shtëpi përballë Slaven Belupos.

Reprezentuesi i Kosovës u dallua në repartin defensiv, duke qenë i pakalueshëm dhe duke kontribuar në ruajtjen e epërsisë së krijuar nga ekipi i tij në minutën e 22-të.

Paraqitja e 23-vjeçarit u vlerësua me notën 7.4 nga Sofascore, duke e renditur atë mes futbollistëve më të spikatur të takimit.

Falë këtij prezantimi, Raçi u përfshi edhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Gjatë ndeshjes, ai realizoi 89 pasime me saktësi prej 92 për qind, ndërsa regjistroi edhe katër largime të topit, katër rikuperime dhe dy duele të fituara.

Kjo ishte paraqitja e tretë e Ron Raçit me fanellën e Hajduk Splitit gjatë këtij edicioni. Në të tria ndeshjet, ai e ka nisur takimin si titullar.

të fundit

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

5 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

5 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

6 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

6 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

6 minutes ago

Sky News: Protests against Rama escalate in Tirana, Molotov cocktails thrown at police and unrest outside the prime minister’s office

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

6 minutes ago