Synohet mbrojtësi i kombëtares, City dhe Reali me objektiv të përbashkët

Villareal po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Unai Emery në stol. Ekipi spanjoll fitoi 2-1 në shtëpi kundër Arsenalit në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League, duke hedhur një hap drejt kalimit në finalen e madhe.

Një ndër lojtarët më të talentuar të Villareal është Pau Torres. 24-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe paraqitjet pozitive me ekipin e zemrës kanë sjellë edhe aktivizimin në kombëtaren spanjolle (7 ndeshje dhe 1 gol).

Real Madrid dhe Manchester City janë dy klubet e mëdha që po garojnë për shërbimet e Pau Lopez, i cili vlerësohet rreth 40-50 milion euro. El Larguero raporton se klubi anglez ndodhet në bisedime të avancuara me drejtuesit e Villareal.

Pep Guardiola e vlerëson shumë patriotin e tij dhe “Cityzens” po punojnë për të mbyllur këtë transferim përpara se të nisë Euro 2020. Nga ana tjetër, Real Madrid, që mund të humbasë shërbimet e Varane në fund të sezonit, po përgatit një ofertë për Pau Torres.


Shtuar 30.04.2021 10:33