Sylvinho nuk “ngopet”: Dua Shqipërinë në Botëror

Ajo që bëri ai me Shqipërinë, është padyshim një ndodhi historike.

Sylvinho arriti të çonte për herë të dytë në histori kombëtaren e Shqipërisë në Europian, madje si një kokë grupi, por tekniku brazilian duket se nuk ka të ngopur dhe nga Brazili, ai ka deklaruar se dëshiron t’i çojë kuqezinjtë edhe në Kupën e Botës.

“Është e drejtë të thuhet se është grupi më i vështirë. Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcën tonë. Këto janë tre skuadra që me siguri mund të themi se luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar turneun. Për ne është krenari kur njerëzit thonë ‘ka një Shqipëri të vështirë atje’. Ne u kualifikuam në vendin e parë dhe tani ata do të fillojnë të na kushtojnë vëmendje”, u shpreh fillimisht Sylvinho për mediat braziliane duke shtuar:
Ajo që ne përpiqemi t’u përcjellim është ideja se ne do të luajmë në një Europian dhe duhet të përpiqemi të luajmë më shpesh. Pastaj, kush e di në të ardhmen, të arrijë një Kupë Bote. Kjo do të japë mundësi për të luajtur më shpesh, për të qenë më komod në këto kompeticione të rëndësishme”, theksoi Sylvinho. /abcnews.al


Shtuar 28.12.2023 20:31