Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian. Futbollisti shqiptar po vijon stërvitjen me Espanjolin, ku e pret një detyrë e rëndësishme, ngjitja në La Liga.
Trajneri i bardhebluve ka thënë në konferencë për shtyp përpara sfidës me Kartagjenën se është një turp që Bare dhe Braithuejti nuk do të jenë në Euro 2024.
Por nga ana tjetër, ai i gëzohet faktit që do t’i ketë në dispozicion për ‘play off’-in për ngjitjen në elitën e Spanjës.
“Është një turp për ta që nuk shkuan në Kampionatin Europian.
Por ngjitja (në La Liga) është gjithashtu shumë e rëndësishme për ta dhe po e përballojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Jemi shumë të kënaqur që janë këtu me ne dhe me siguri që do të jenë në top formë”, ka deklaruar Manolo Gonzalezi.