Sylvinho: E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm, tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Mbrëmjen e djeshme, pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026, tekniku i Shqipërisë, Sylvinho dha mendimin e tij duke u shprehur:

”Ishte një ndeshje e vështirë. Letonia është një kundërshtar i vështirë. Luajti pak ditë më parë një ndeshje kundër Serbisë të njëjtë si kundër nesh. Mund ta kishin barazuar në fund. E kemi vënë re Letoninë si skuadër edhe ndaj Anglisë, edhe ndaj Serbisë, në një apo dy raste që mund të kenë janë të rrezikshëm në ajër.

Bëmë ndryshime në lidhje me Bajramin, sepse është një lojtar hibrid, që mund të luajë si jashtë zone, ashtu edhe brenda linjave në zonë.

Ta hiqja Brojën 10-15 minuta më herët dhe të fusja Kumbullën, atëherë mund të sillja ekipin kundërshtar më pranë zonës. Kështu që thashë ‘jo’. Por në fund e bëra, sepse isha i shqetësuar për rezultatin.

Broja është një lojtar që ka bërë një ndryshim të rëndësishëm. Ndoshta do të ketë mundësinë të luajë më shumë. Sa herë vjen te ne, vjen me pak minutazh. Unë nuk e shoh Brojën si një ‘’9”-sh.

Kam luajtur me Tieri Henrinë, por ai e shfrytëzonte anën e fushës. Ka lojtarë të tjerë si Viniciusi dhe Mbapeja. Ai pati disa hapësira në pjesën e dytë dhe ka bërë disa kundërsulme shumë të mira

Kemi parë Letoni-Serbi, por këtë të fundit jo. Nuk e kam ende në mendje Shqipërinë që do të luajë kundër Serbisë. Tani mundojnë edhe 3 ndeshje për ne. E radhës është shumë e rëndësishme.

Jam krenar për të gjithë lojtarët e mi. Jemi stërvitur 10 ditë rresht për këto dy ndeshje. Bajrami bëri një rikthim shumë të mirë sot. Kam folur me të, si dhe me Asanin. Ai po stërvitet shumë mirë”, tha tekniku.


Shtuar 10.09.2025 08:26