Shqipëria do të kthehet në fushë, për miqësoret me Kilin dhe Suedinë me 22 dhe 25 mars, që do të jenë prova të rëndësishme në përgatitjet për fazën finale të Euro 2024.
Sylvinho do të publikojë listën me futbollistët që do të grumbullohen këtë të premte, për të dalë më pas në konferencë të shtunën, ku ai do të shpjegojë zgjedhjet para grumbullimit.
Priten dy risi të mëdha, ku pa dyshim njëra është rikthimi i Rey Manajt, pas pothuajse tri vitesh, pasi sulmuesi ka shpërthyer me golat e tij në Turqi, ku aktualisht ka 19 gola, 15 prej të cilëve në kampionat.
Do të rikthehet edhe Armando Broja, edhe pse situata e tij është ndryshe nga ajo e Manajt, shkruan Superspor.
I kushtëzuar nga dëmtimi i rëndë, sulmuesi nuk ka mundur të jetë në fushë në asnjë nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.
Ai ka përjetuar edhe një sezon të vështirë në Angli, fillimisht te Chelsea dhe që nga janari te Fullhami.
Gjithsesi, Broja do të jetë pjesë e grumbullimit me Sylvinhon që nuk mund të privohet nga kualiteti i sulmuesit.
Për sa i përket mungesave, sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë këtë herë Ardian Ismajli, i dëmtuar me Empolin në sfidën me Milanin.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…