Surprizë te Real Madrid, për ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit rishfaqet Mbape dhe…

Kilian Mbape dhe Xhud Bellingam, janë pjesë e grumbullimit të Real Madridi për udhëtimin drejt Mançesterit, ku këtë mesjavë “los blancos” luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Sitit për Ligën e Kampioneve.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Alvaro Arbeloan, i cili mezi ka pritur kthimin e dy lojtarëve kyç për ekipin e tij, duke i dhënë një shtysë më shumë ekipit në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-shes së Ligës së Kampionëve.

Mbape ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkak të një problemi me gjurin dhe sipas “MARCA”, qëllimi i madrilenëve është fillimi i aktivizimit të tij gradualisht.

Prandaj, siç ishte parashikuar më parë, Mbape ka pak shanse që ta nisë si titullar ndeshjen. Çudia e madhe është Bellingam, i cili ka qenë prej kohësh jashtë fushave të lojës dhe qartësisht nuk ka minuta në këmbë.

Arbeloa ka grumbulluar shumë të rinj nga akademia, ndërsa jashtë për dëmtim janë Militao, Asensio, Mendi, Rodrigo dhe Sebajos.

LISTA E SKUADRËS

Portierë: Kurtua, Lunin, Fran Gonzalez.

Mbrojtës: Karvahal, Alaba, Aleksander-Arnold, Karreras, Fran Garcia, Rydiger, Hausen, Diego Aguado,

Mario Rivas.

Mesfushorë: Bellingam, Kamavinga, Valverde, Tçuameni, Arda Gyler, Sestero, Manuel Angel, Palacios, Tiago Pitarç.

Sulmues: Vinicius, Mbape, Gonzalo, Brahim Díaz, Mastantuono.


Shtuar 16.03.2026 11:29