Superliga evropiane mund të fillojë që në vitin 2025, me kusht që të miratohet një vendim gjyqësor në favor të këtij projekti, thotë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Në mars ose prill do të kemi një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Nëse verdikti është i favorshëm, mendoj se Superliga mund të fillojë në vitin 2025”, tha Laporta për radiostacionin Caneda SER.
None found
Projekti i Superligës, një kompeticion privat dhe gjysmë i mbyllur, u braktis pas vetëm 48 orësh nën presionin e tifozëve dhe kërcënimin e masave politike.
Barcelona, Real Madrid dhe Juventus vazhdojnë të mbështesin këtë kompeticion pavarësisht kundërshtimeve të gjashtë klubeve kryesore të Premierligës angleze (Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham), të cilët ishin ndër 12 klubet e para. por u tërhoqën dhe u zotuan se nuk do të jenë më të përfshirë në projekt.
“Superliga do të jetë një garë e hapur. Nuk do të kisha hyrë në këtë projekt nëse konkursi nuk do të ishte i hapur”, shtoi Laporta.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili ka mbështetur projektin e Superligës që në fillim, tha në tetor 2022 se futbolli ishte “i sëmurë” dhe se një Super Ligë Evropiane mund ta ringjallë atë. /G.D albeu.com/
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…