sport

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tregon 15 klubet që do të luanin në Superligën Evropiane

Barcelona dhe Real Madridi nuk po heqin dorë nga Superliga Evropiane dhe janë dy klubet e vetme që po e shtyjnë para projektin.

Edhe pse shumica e gjigantëve të tjerë evropianë kanë ndryshuar mendje dhe nuk janë më të interesuar për të krijuar një kompeticion të ri, spanjollët thonë se ka një shumë klube që duan të luajnë në Superligë Evropiane.

Të lidhura

None found

“Nëse Superliga nuk fillon nga sezoni i ardhshëm, do të fillojë nga sezoni 2025/26. Çdo klub do të merrte 100 milionë euro dhe ato para nuk mund të fitohen as duke fituar Ligën e Kampionëve”.

“Kush do të luante? Barcelona, ​​Real Madrid, Inter, Milan, Napoli, Roma, Marseille, Benfica, Sporting, Porto, tre klube holandeze, Anderlecht, Club Brugge”.

“Superliga do të kishte 16 apo 18 klube. Le të kujtojmë Kupën e Kampionëve në vitin 1955, ku shumë pak klube luanin”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Laporta pranoi se anglezët nuk donin të merrnin pjesë, por thotë se më vonë do të duan të bashkohen.

“Nuk më interesojnë ata, pasi tashmë e kanë Superligën e tyre. Konkurrenca jonë do të ishte në luftë me Ligën Premier. Nuk mendoj se anglezët do të hyjnë menjëherë, por ne duam që ata të na bashkohen. Kemi folur shumë me Liverpoolin, Man United, Chelsea dhe Tottenham”, ka treguar ai.

Laporta zbuloi se PSG refuzon të marrë pjesë sepse tashmë ka një pozicion të fuqishëm në UEFA. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago