Finalja e Superkupës së Shqipërisë duket se u mbyll në fushë me rezultatin 2-0 për durrsakët, por nuk ka përfunduar ende jashtë saj.
Një konflikt mes tifozërive të dy ekipeve ka ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit “Elbasan Arena”.
Kanë qenë tifozët e Vllaznisë ata të cilët kanë sulmuar të parët një tifozë kundërshtar,
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që situata të qetësohet dhe të mos vijojnë përplaset e dhunshme mes tifozëve.