Është caktuar arbitri kryesor që do të vendosë drejtësi në finalen e Supërkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt.
I përzgjedhuri është Michael Olivier, ndërsa ndeshja do të luhet më 10 gusht në orën 21:00.
Të dyja skuadrat shkëlqyen në kompeticionet evropiane, me Realin që u rikonfirmua në Champions League, ndërsa Frankfurt triumfoi për herë të parë në histori në një kompeticion si Europa League.
Në këtë ndeshje “Los Blancos” cilësohen si favoritë, ndonëse nuk përjashtohet ndonjë befasi.
Sa i përket Olivier, ai vlerësohet lart në Angli si njëri prej më të dalluarve në Premier League./albeu.com