Superkompjuteri parashikon kampionin e Premier League, shanset e Man United janë më pak se 1%

Superkompjuteri vlerësoi probabilitetin e triumfit të skuadrave në sezonin e ri të Premierligës angleze. Sipas FiveThirtyEight, Manchester City është favorit kryesor.

Probabiliteti i triumfit të Man City vlerësohet në 57 për qind.

Rivali kryesor i kampionëve në fuqi të Premierligës konsiderohet të jetë Liverpooli, i cili sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e dytë. Shanset e skuadrës së Jurgen Klopp janë 22%.

Top-3 e mbylli Chelsea me 9 për qind shanse suksesi. Më pas erdhën Tottenham (5%) dhe Arsenal (4%).

Manchester United zuri vetëm vendin e 8 në këtë renditje me një probabilitet prej më pak se 1%. /albeu.com/