Super-talenti gjakovar dhe kapiteni i Kosovës U-17, Art Morina transferohet te Ballkani

Gjakova njihet si vatër e talenteve dhe nga qytet kanë dalë gjithmonë lojtarë të mëdhenj.

Dhe, një karrierë të suksesshme pritet ta ketë edhe Art Morina, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i rritur tek klubi i futbollit Gjakova e kaloi një periudhë të shkurtër në Ramiz Sadik, ku bëri paraqitje të shkëlqyeshme.

E si rezultat i kësaj forme, 16 vjeçari sot u bë me ekip të ri.

Në fakt, kapiteni i Kombëtares U-17 të Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Kosovës, Ballkani.

Qendërmbrojtësi gjakovar synon t’i shfaq vlerat e tij tek ekipi Portokalli, ndërsa ai shihet si e ardhme e futbollit kosovar. /Gazeta Express/


Shtuar 18.01.2024 21:17