Kur flasim për gjëra të çuditshme, personi i pashmangshëm në atë temë është sigurisht Mario Balotelli.
Futbollisti i njohur italian edhe një herë tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të pazakontë.
Ai publikoi fotot e tatuazheve të tij të reja, të cilat i bëri në fytyrë.
Balotelli ka bërë tatuazh inicialet e emrit dhe një shkronjë në anën e majtë të fytyrës, ndërsa në anën e djathtë ka “vizatuar” një kryq dhe mesazhin “Black power”. /albeu.com/