Sulmuesi refuzoi t’i kërkonte falje trajnerit, Ten Hag: Sanchos i uroj suksese në Dortmund

Erik ten Hag bëri një nga përshëndetjet më të shkurtra të lamtumirës për Xhejdën Sançon pas rikthimit të ish-sulmuesit të Mançester Junajtidit te Borusia e Dortmundit në formë huazimi.

Sanço është rikthyer në Bundesligë pas stërvitjes së tij në “Carrington” për katër muajt e gjysmë të fundit, si rezultat i një përplasjeje publike me Ten Hagun. Anësori 23-vjeçar refuzoi t’i kërkonte falje Ten Hagut pasi e quajti menaxherin e “djajve” gënjeshtar për arsyet e tij për lënien e sulmuesit jashtë ndeshjes kundër Arsenalit në gusht.

Ten Hag ka folur pak për Sançon që atëherë, dhe dha një përgjigje të prerë në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes me Totenhemin, kur u pyet në lidhje me lëvizjen e tij në Dortmund.

“Shpresoj që ai të jetë mirë, kështu që i uroj atij suksese dhe fatin më të mirë në të ardhmen. Kjo është. Shpresoj që ai të jetë mirë dhe të triumfojë”, tha Ten Hag.

I pyetur sërish për të thënë diçka më shumë, ai shtoi: “U përgjigja, mendoj se mjafton”. /panoramasport/


Shtuar 14.01.2024 15:37