Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, në kuadër të duelit me Serbinë më 7 qershor.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.
Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës. Tashmë pritet të shihet si do të jetë gjendja e Manaj, i cili është një nga sulmuesit kyç.