sport

Sulmuesi i Premier Ligës do të largohet në verë, e konfirmon trajneri

Koha është tani, Ivan Toney është gati të largohet nga Brentford. Sulmuesi anglez, i cili u rikthye pak javë më parë pas një skualifikimi të gjatë për shkelje të rregullave për bastet e futbollit, do të jetë një nga emrat e nxehtë të merkatos së verës. Trajneri i skuadrës së Premier League tashmë e ka kuptuar se futbollisti do të largohet.

“Është pothuajse e qartë se Ivan Toney do të shitet këtë verë. Ne gjithashtu e dimë se sa vlen. Nuk mendoj se ka shumë sulmues më të mirë se ai në botë për momentin. Ai është një sulmues shumë i aftë që është në moshën më të mirë për një futbollist. Personalisht do të preferoja që Toney të qëndronte, por një ditë mund të jetë kënaqësi ta shoh atë në një ekip të madh. Këtë dimër ne në fakt nuk kishim asnjë ofertë për të, por do të habitesha nëse nuk do të kishte klube të interesuara brenda disa muajsh” – Tha tekiku Thomas Frank për Tipsbladet.

Të lidhura

None found

Toney, i shënjestruar nga Arsenali dhe Chelsea, në një intervistë të fundit tha: “Nuk mund të parashikosh kurrë se kur do të jetë koha e duhur për t’u transferuar diku tjetër, por mendoj se është e qartë që unë dua të luaj për një klub të madh”. /balkanweb/

të fundit

Merz: Gjermania hyn në stërvitjet bërthamore franceze, ndan foto me Macron: Faleminderit për miqësinë

Gjermania dhe Franca dhanë në Këln një sinjal të qartë bashkimi në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Mesazhi u përcoll…

5 minutes ago

Tërmet 7.4 ballë pranë Puerto Madero në Meksikë

Një lëkundje e fuqishme sizmike me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter u regjistrua të premten pranë Puerto Madero, në shtetin…

6 minutes ago

Qeveria në detyrë miraton vendime në një mbledhje virtuale

Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti mbledhje online, në të cilën u morën disa vendime. U vendos për dhënien në…

13 minutes ago

FIFA nis shqyrtimin për pankartën e lojtarëve argjentinas pas gjysmëfinales

FIFA po shqyrton mundësinë e marrjes së masave disiplinore ndaj Argjentinës, pasi disa lojtarë të saj shfaqën një pankartë me…

18 minutes ago

Goethe-Institut heq fusnotën për Kosovën dhe e rendit njësoj me shtetet e tjera

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti bëri të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm…

24 minutes ago

Balla ngre dyshime për vilën në Itali, Shehaj reagon: Ke filmuar banesën ku qëndrojnë gruaja dhe fëmijët e mi

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me tone ironike, përmes…

24 minutes ago